Provokim i ulët! Greket organizojne në Gjirokastër ‘aneksimin e jugut të Shqipërisë’ (VIDEO)

396
0

Ndërsa Tirana zyrtare zien nga problemet e brendshme, në Bularat të Gjirokastrës është festuar ditën e djeshme aneksimi i jugut të Shqipërisë. Tubimi u organizua nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit me kryetar Mondi Kolila.

Në këtë tubim ishte shpalosur një flamur i madh i Vorio Epirit. Montis Kolilas i cili thuhet se është kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit shkruan ne Facebook: “Sot në Bularat në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut. Nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”, tha ai.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Tubimi u organizua në qendrën e fshatit, shumë pranë shkollës së mesme dhe në atë që njihet si monumenti i edukatorëve kombëtar të komunitetit grek, që sipas të pranishmëve janë martirizuar gjatë periudhës 1944-1990.

Tubimi u organizua në 104-vjetorin e protokollit të Korfuzit. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë Dropull Arqilea Deçka. Pjesëmarrësit ngritën zërin mbi ato që ata i quajnë si problematika të kohës. Ata thanë se grekët nuk janë vetëm banorët e këtyre 99 fshatrave të njohur nga qeveria shqiptare, por helenizmi në Vorio Epir ka një histori që tejkalon kufijtë e njohur gjeografikisht që sipas tyre përfshin edhe zona si Përmeti, Himara dhe Korça.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.