Protestë e madhe në mbështetje të Luizit, paralajmërimi i fansave, ja ku do të mblidhen..

135
0

Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë paralajmëruar  protestë ditën e nesërme në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit.

Ata kanë njoftuar se ditën e nesërme, në orën 13:00 do të mblidhen para shtëpisë së  famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mënyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran.

Ndonëse ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e medieve.