Protesta e maturantëve, ministrja Kushi ben reagimin e papritur

536
0

Pas protestave të maturantëve që kanë përfshirë tashmë disa qytete të vendit, ka reaguar Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi tha se janë duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Kushi shtoi se në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, do të rishikohet rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi.