Propozimi i kryebashkiakut për të kursyer energji elektrike: Ngrohuni me …

222
0

Kryebashkiaku i Riminit,  Jamil Sadegholvaad i ka këshilluar banorët që të përdorin një metodë të vjetër për të ruajtur energji.

Ai ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit: kufizimet, në fakt, do të rrezikonin të rëndonin shumë mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.

Ai ka dhënë dritë jeshile për të hapur vatrat e zjarrit dhe sobat me dru, gjë që plani e ndalon për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit.

“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si thikë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim” ka thënë ai.

Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset.