Pronari vlonjat: “Pabuksi ta vendosë çadrën në hapësirat që i ka caktuar shteti, jo në mes të biznesit”

63
0

Ditën e sotme publikuam një video ku një person i ashtuquajtur “pronar” i një plazhi në Golem kërcëntonte hapur me fjalë banale një pushues që kishte vendosur çadrën dhe një karrige buzë detit. Të shumta kanë qenë komentet e qytetarëve në lidhje me këtë ngjarje të cilët mbështesnin qytetarin dhe faktin se deti dhe plazhi nuk kanë pronar. Por përveç tyre, ka ardhur edhe një mesazh pranë redaksisë sonë nga një person që vetëquhet “pronar” plazhi nga Vlora.

Ai shprehet ndër të tjera se “pabuksi ta vendosë çadrën në hapësirat që i ka vendosur shteti por jo në mes të një biznesi”, duke iu referuar rastit të Golemit. Për zotërinë në fjalë pushuesi që nuk merr dhe paguan shezllong por vendos çadrën e tij buzë detit, është “pabuks”.

Në fakt ligji e përcakton fare qartë se hapësira përpara brezit të parë të çadrave të një stacioni plazhi, duhet të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Pra askush nuk mund t’i ndalojë pushuesit të qëndrojnë përpara stacionit të plazhit. Megjithatë duket se kjo nuk dihet ende nga të ashtuquajturit “pronarë” plazhi.

Në vijim mesazhi i ardhur nga “pronari” vlonjat:

Pershendetje, nisem nga videot e fundit qe ven e provokojn pronaret sezonal te plazheve. Jam vet pronar sezonal plazhi dhe kisha nje pyetje per te gjith keta qe ankohen : nese do i jepej mundesia te mernin nje plazh te pagonin taksat sa qimet e kokes a do linin njeri te vinte e tja ngulte cadren mes cadrave qe eshte paguar taksa ?

Apo do i thonin Faleminderit vendos dhe ca cadra te tjera dhe hajd me prish biznesin! Ju pershendet Vlora! Ta vendosi cadren ne mes te cadrave ku un paguaj taksa? 😂 informohuni njher pastaj. Se smund te vi tjetri te vej tavolinen dhe kariget ne mes te lokalit te tjetrit. Shteti ka len hapsira ku mund te nguli cadren pabuksi po jo ta vendosi ne mes te nje biznesi. Si un si cdo kush nga njera ane e plazhit ka siperfaqe publike. Po sa te ket njerez me zili kete pun do ket shqiperia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.