Pronari i restorantit e dërgon stafin me pushime në Spanjë për ta falenderuar për punën e palodhur

114
0

HullLive raporton se Chin zotëron tre restorante në të gjithë Hessle dhe Beverley, ku ata shërbejnë pjata autentike dhe inovative nga Japonia, Malajzia dhe Tajlanda. Ai filloi fillimisht me një restorant shumë më të vogël në Hull dhjetë vjet më parë.

Që atëherë, biznesi i tij është zgjeruar dhe përparuar prandaj Gary dëshiron që stafi i tij të jetë pjesë e këtij suksesi.

Nuk mund të them që punëdhënësit e tjerë duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Unë thjesht bëj atë që mund të bëj. Për momentin e gjithë ekonomia nuk është e mirë dhe ka qenë një vit i vështirë. Unë thjesht po përpiqem të bëj më të mirën për t’i trajtuar sa më mirë ata dhe shpresoj që në këmbim të jenë të mirë edhe me mua”, ka thënë Gary Chin.

Chin tha se ai shpenzoi pothuajse 600 £ për secilin nga anëtarët e stafit të tij që të ishte atje. Nuk është hera e parë që Chin merr stafin e tij me pushime. Në fakt, ai thotë se kjo ka qenë diçka që ai ka bërë për dhjetë vitet e fundit dhe diçka që ai vazhdon ta bëjë për vitet në vijim.