Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë ku një 18-vjeçar që punonte si kamarier u dhunua teksa puninte.
Ish-shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person tjetër, kamerierin në lokal, për shkak të një ngatërrese me porosinë.
Isufi u pezullua nga detyra pas publikimit të ngjarjes dhe videos që e tregonte teksa godiste me shpulla dhe grusht në fytyrë 18-vjeçarin.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për media policia bën me dije se pas ngjarjes, pronari i hotelit ku ndodhi ngjarja, bashkë me disa persona të tjerë është konfliktuar fizikisht me oficerin e policisë dhe shokune e tij duke i shkaktuar dëmtime fizike.
“Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi Vasil Laver Bedini, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal Enerik Mehmeti si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.
Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:
- Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”.
- Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”.
- Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje””, sqaron policia.