“U torturuan për 1 muaj”/ Vrau dhe dogji gruan, mbyti djemtë me zinxhir, prokurori italian: Në kaq vite karrierë, nuk kam parë kurrë diçka më të tmerrshme..

459
0

Zona e Palermos në Itali u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje horror, ku një grua dhe dy djemtë e saj të mitur u torturan dhe u vranë. Bëhet fjalë për një ngjarje të zbuluar mbrëmjen e 11 shkurtit në Altavilla. Trupi i Antonella Salamone, 41-vjeçe, u gjet i djegur dhe 2 djemtë, 16-vjeçari Kevin dhe 5-vjeçari Emanuel, u gjetën të mbytur me zinxhir. 

“Në kaq vite karrierë, nuk kam parë kurrë diçka më të tmerrshme”, tha në një konferencë për mediat prokurori, Ambrogio Cartosio.

Mediat italiane raportojnë se të 3 u torturuan për gati 1 muaj, derisa u vranë. Bashkëshorti, njëkohësisht babai i dy djemve, Giovanni Barreca, së bashku me vajzën e tij 17-vjeçare dhe një çift tjetër, Massimo Carandente e Sabrina Fina janë autorët e dyshuar të ngarjes të cilët janë ndauar nga policia. Po ashtu raportohet se ngjarja horror ndodhi pasi ata kryenin një rit ekzorcizmi, të bindur se shtëpia, gruaja dhe dy fëmijët ishin pushtuar nga djajtë.