Pritet me brohorima dhe duartrokitje: Momenti kur Stresi lihet i lirë (Video)

565
0

Reperi Stresi është lënë i lirë pas 8 muajsh brenda në qeli. Ai është pritur me duartrokitje nga familjarët dhe miqtë jashtë dyerve të qelisë nëburgun e Fushë-Krujës.

Stresi feston edhe ditëlindjen në këtë ditë e me këtë rast ka postuar videon e lirimit duke falenderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në kohë të mira e të vështira.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”, shkruan reperi.