Pritën shtetin 30 vjet/ Banorët e shtrojnë vetë rrugën me lekët e tyre

1328
0

20 familje të lagjes Sinaj në Lushnje prej 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Të ndodhur në këtë situatë ata kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja për familje dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes.

Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës,e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.

Banorët e Lagjes Sinanaj në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes megjithëse vetëm dy kilometra larg në vijë ajrore me qendrën e qytetit, prej 30 vitesh të gjitha problemet social-ekonomike i kanë zgjidhur duke ecur në këmbë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.

Të ndodhur në këtë situatë 20 familje të lagjes kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qytetin. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës, e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.

“Që në fillimet e demokracisë komuniteti nuk ka pas rrugë. Bëjnë nga 45 minuta rrugë për të shkuar në shkollë, pasi atje e bëjnë edhe 9 vjeçaren edhe të mesmen. U mblodhën banorët vetë për të bërë rrugën me sakrifica duke shitur qumështin, perimet sepse nuk kanë të ardhura të tjera.

Me sakrifica duke shitur gjëra. Kemi pas probleme. Mua më ndërroi jetë xhaxhai sepe nuk ngjitej ambulanca deri këtu. Kemi qenë edhe jashtë shtetit. Atje për një stan bëjnë rrugë e ndriçim. Nuk jemi bagëti”, shprehen banorët.

Kaq pranë qytetit por edhe kaq larg tij si pasojë e mungesës së rrugës banorët e kanë gjetur zgjidhjen vetë./shqiptarja/