Prindërit e verbër, sëmundja e rëndë po u merr vajzën, familja Hoxha bën thirrje për ndihmë (Video)

Varfëria një sfidë për mbijetesë në çdo moment mban nën kthetrat e mjerimit edhe familjen Hoxha në fshatin Gjyralë në Cërrik. Varfëria po u merr familjarëve edhe dritën e syve. Agim dhe Jaçe Hoxha, prej më shumë se 30 vitesh kanë humbur shikimin.

Sot, që të dy vëllezërit janë të verbër dhe të paaftë për punë.

Ata jetojnë vetëm më të ardhurat mujore që përfitojnë nga kempi. Për Agimin, barra është e dyfishtë, pasi ai ka edhe një vajzë të vogël për t’u kujdesur, ndërsa kushtet e saj shëndetësore përkeqësohen çdo ditë e më shumë nga alergjia që rëndohet nga kushtet e këqia të shtëpisë.

Ndërkohë Jaçe Hoxhën pamundësia ekonomike e ka detyruar që prej më shumë se 20 vitesh të vuajë dh.imbje të syve, pasi për të ka qenë i pamundur sigurimi i një vizite tek okulisti. Veç kësaj, ai vuan edhe nga sëmundje të tjera të cilat kërkojnë kujdes mjekësor të vazhdueshëm.

Barrën më të madhe për t’u kujdesur për burrin dhe kunatin e verbër si dhe vajzën vetëm 5-vjeçe, e ka Borjana, e cila pavarësisht se ka mbaruar studimet për infermieri, nuk ka mundur të gjejë një punë. Ajo tregon se paaftësia e burrit dhe e kunatit ka bërë që ajo të jetë e detyruar të qëndrojë në shtëpi, pasi për ta është e pamundur të lëvizin pa shoqërues.

Nënës i qan zemra edhe për vajzën e sëmurë, ndaj apelon për ndihmë.

Çatia e a.mortizuar dhe dhe lagështia kudo në shtëpi rëndon shëndetin e vogëlushes. Amelia dergjet në shtrat prej ditësh nga sëmundja. Katër familjarët bëjnë apel për ndihmë nga kushdo që mundet t’i ndihmojë që pavarësisht se nuk mund të shohin, të mos ndiejnë braktisjen edhe nga shoqëria.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.