Prifti italian qe u dashurua me shqiptaren, jeton ne Shqiperi, ja cfare tregon (Video)

1863
0

Një shtetas italian prej gati 8 vitesh është zhvendosur në fshatin Hajdaran të Elbasanit, në vendlindjen e bashkëshortes së tij. Ai ne videon me poshte rrëfen kohën kur duhet të zgjidhte mes dashurisë apo priftërimit në kishën katolike në Verona të Italisë.

Ishte 60 vjeç kur iu desh të zgjidhte mes femrës që i zgjoi ndjenjat e dashurisë apo adhurimit në Zot. Shtetasi italian Zero Modena, për 40 vite ka predikuar priftërimin në kishën Katolike në Verona, ndërsa vitet e fundit ka vendosur lërë Italinë për t’u zhvendosur në fshatin Hajdaran të Elbasanit, aty ku ka lindur edhe bashkëshortja e tij. Me nostalgji, sot në moshën 81-vjeçare, ai rrëfen për MCN periudhën delikate të jetës së tij.

Kam bërë me një entuziazëm 40 vite si prift dhe mësues, vendosja shpirtin në të, më pëlqente shumë, dhe do ta vazhdoja sërish nëse do më lejonin. Por siç e di, Kisha Katolike nuk të lë të martohesh, ose bën priftin, ose martohesh.

Por si u njoh Zeno Modena me gruan nga Shqipëria. Sipas tij, skenari i historisë së tij është pikërisht si i filmave hollivudian.

Duke bere një xhiro në oborrin e spitalit, shikoj në një cep të murit një vajzë, e gjitha e trishtuar dhe duke qarë. Vazhvova të ecja, por thashë: unë nuk mund ta lë atë në këtë gjendje. U ktheva dhe bisedova me të, më tregoi për problemet e saj. Kishte ardhur në Itali për të punuar si sanitare, por nga puna e rëndë që bënte kishte përfunduar në spital. Aty nisa të bisedoja dhe vendosa ta marr si kujdestare për mamanë time. Aty lindi një simpati mes nesh, një pëlqim që përfundoi me martesë.

Historia e dashurisë që lindi mes tij dhe gruas nga Shqipëria, shënoi edhe nisjen e një konflikti mes Modenës dhe kishës.

Unë bëra zgjedhjen. Kisha njohur bashkëshorten që jetonte tek mamaja ime dhe në këtë pikë nuk mund të vazhdoja më si prift. Duhet të vendosja ose njërën ose tjetrën, dhe më thanë që nëse unë do të vazhdoja në atë gjendje do të më pezullonin. I kërkova të më pezullonin dhe më pas u martova me të. Bashkëshortja ime kërkoi divorcin nga bashkëshorti që kishte dhe unë kërkova në Romë pezullimin tim si prift. Ishim të lirë dhe u martuam në një komunë të bukur të qytetit të veronës, madje dasma u bë edhe në Kishë.

Edhe pse kanë 20 vite të martuar, jeta bashkëshortore e çiftit italo-shqiptar vazhdon të jetë e njëjtë si në ditët e para të njohjes së tyre. Prej 8 vitesh, Zeno Modena jeton në fshatin Hajdaran, ne vendlindjen e gruas se tij, pasi sipas tij, jeta në fshat është e qetë dhe kjo është e duhur për të pleqëruar.

Jeta tani ka ulje-ngritjet e saj, por bashkë kemi më shumë se 20 vjet. Gruaja ime ka lindur këtu, në fshatin Hajdaran, ku ka edhe pak tokë. Kështu, unë mendova që pleqërinë ta kaloj i qetë, me pensionin tim. Bëj udhëtime të ndryshme në Shqipëri ku kaloj momente qetësie.

Zeno dhe e shoqja sollën në jetë një djalë, Samuelin, i cili ka zgjedhur të jetojë në vendlindjen e të atit.