Prezantuesja e njohur largohet nga Shqipëria drejt Amerikës: Fillimi i vështirë por nuk dorëzohem..

734
0

E kemi parë në fillimet e saj si prezantuese televizive, por tashmë është një nga blogeret më të famshme shqiptare nga e cila kemi marrë gjithnjë këshillat e modës. Bëhet fjalë për Estela Ujkën e cila ka vendosur të largohet nga Shqipëria e të nisë një jetë të re në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Estela me një postim ku shprehet se ndodhet në New York, jo për javën e modës, por sepse aty do të jetojë këtej e tutje për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët. Kujtojmë që Estela ka tre vajza.

Ajo ka postuar edhe disa foto ku pozon në lagjen ku po jeton aktualisht.

“Pershendetje miq,

duhet te jem e sinqerte me ju qe ne New York nuk jam per NYFW por per nje te ardhme me te mire per femijet. Edhe pse fillimi pritet te jete i veshtire une nuk kam ndermend te dorezohem, ndaj do me duroni dhe ketej me postime simpatike .

Sic eshte ky I rradhes. Me besoni qe kjo nuk eshte pamja e zakonshme ketu do flaşım per te gjitha por le te themi eshte zgjedhja ime e pare.Kjo eshte lagjia ku jeton dhe fotot jane realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e pare e beme.

Ju pershendesim nga NY dhe shihemi ne postimin tjeter. Ah po tani duhet te filloj te postoj dhe ne Anglisht”, shkruan Estela.