Presidenti turk Erdogan paralajmeron për luftë/ Ja shtetet që janë në shënjestër

849
0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tregoi serish se nuk ka ndërmend të zbrapset nga kërkimet në ujra të diskutueshme, që kanë përshkallëzuar sërish tensionet me Greqinë.

Ashtu sikurse hodhi poshtë Traktatin e Sevres të vitit 1920, që synonte ta mbyllte e ta zmbrapste kombin turk, Turqia do të bëjë të njëjtën gjë kundër përpjekjeve për ta kufizuar atë nga burimet e energjisë pranë brigjeve të saj.

“ Turqia nuk do të përulet para Sevres moderne që po tentohet të na imponohet në Mesdheun Lindor”, deklaroi ai. Asnjë fuqi koloniale nuk ka privon dot nga burimet e energjisë në rajon, ka qenë komenti I Erdoganit.

Ankaraja akuzon Greqinë, Francën, Egjiptin dhe vende të tjera se po përpiqen në mënyrë të paligjshme ta mbajnë larg burimeve të energjisë në Mesdhe, pavarësisht faktit që vendi ka vijën më të madhe bregdetare në këtë det.

Anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur kreu I shtetit turk urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës.

Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtën ta shfrytëzojë atë, një pretendim të cilin Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, me argumentin se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si zonë ekskluzive ekonomike.