Presidenti Trump jep mesazhin qe te gjithe presim: Armiku i padukshëm së shpejti do të tërhiqet plotësisht

1681
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëron qytetarët e botës se së afërmi do të zhduket koronavirusi.

Trump bëri një mesazh publik në Twitter sot duke thënë: “Armiku i padukshëm së shpejti do të tërhiqet plotësisht!”.

Ky është padyshim një mesazh shprese për mbarë njerëzimin që është në ankth për virusin e frikshëm që ka pushtuar botën.

Gjithsesi z.Trump nuk e ka shoqëruar këtë deklaratë me asnjë detaj se si do të ndodhë kjo. Për më tepër, z.Trump është i njohur për deklaratat e tij të bujshme, të përsëritura, pa ndonjë fakt realist. Urojmë të mos ndodhë dhe këtë herë.