Prekëse! Një i moshuar ndihet i turpëruar teksa numëron ngadalë qindarkat në dyqan, veprimi i arkëtares do ju përlotë (Foto)

695
0

Jetojmë në një shoqëri në të cilën të moshuarit janë lënë mënjanë. Shumë veta mbeten vetëm, jetojnë në varfëri, marrin ushqim jo të shëndetshëm dhe, për fat të keq, shumë shpesh nuk i dëgjojmë as i shohim ato.

Me pak fat ne të gjithë do të plakemi dhe sigurisht askush nuk dëshiron të harrohet apo të anashkalohet, shkruan ShkodraNews. Pikërisht për këtë arsye ne duhet të përpiqemi të jemi pak më të respektueshëm dhe bujarë ndaj atyre që, pasi kanë jetuar një jetë plot gëzime dhe dhimbje si gjithë të tjerët, meritojnë të konsiderohen nga shoqëria.

Historia e mëposhtme me të vërtetë na ka ngacmuar sepse jo të gjithë do të silleshin si kjo arkëtare, e cila duhet të merret si shembull.

Incidenti ndodhi në fillim të nëntorit dhe u regjistrua nga kamerat në një dyqan ushqimesh në Misisipi, në Shtetet e Bashkuara.

Brenda supermarketit, gjatë orarit të pikut, një burrë i vjetër është në arkë dhe për të paguar faturën ai nxjerr një grusht me monedha nga xhepi i tij.

Por burri menjëherë ndjen turp. Ai është kaq i shqetësuar saqë nuk mund të llogarisë paratë dhe merr kohë të gjatë shkruan ShkodraNews. Duart e tij dridhen dhe zëri i tij tronditet kur përpiqet të kërkojë falje për të gjithë në rresht dhe me arkëtaren.

Por askush nuk mund të priste reagimin që bëri arkëtarja.

Spring Herbison Boëlin atë ditë ishte pas plakut në rresht për të paguar dhe filmoi gjithçka. Postimi i tij në platformën Facebook, në të cilën tregon incidentin, është shpërndarë me mijëra herë:

“Një arkëtare e mrekullueshëm kapi duart nervoze të burrit dhe i tha: ‘Nuk duhet të brengosesh për asgjë, ne e bëjmë së bashku’. Burri i vjetër vazhdoi të kërkonte falje, ndërsa i thamë se nuk kishte asnjë problem. Në fund ai arriti të paguante dhe u largua nga dyqani”, shkruan Spring.

Spring ishte shumë i emocionuar nga gjesti i dashur i arkëtares dhe në Facebook shkroi:

“Pashë këtë grua fantastike në sy dhe i thashë asaj: ‘Faleminderit për durimin tënd me atë njeri të moshuar’. Ajo tundi kokën dhe tha: “Nuk duhet të më falënderosh. Ajo që nuk është e mirë është se si shoqëria sillet në përgjithësi, kemi harruar se ne duhet të jemi në solidaritet me njëri-tjetrin!’.

Do të doja të ndiqja shembullin e saj!”.

Mendoni se si bota do të ishte më mirë nëse ne të gjithë të tregonim pak më shumë respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, ashtu siç bëri kjo grua e mrekullueshme!