Historia e një djali që dëshironte të bënte të lumtur babain e tij dhe t’i jepte atij një mesazh për jetën çeli mbrëmjen e kësaj të shtune të programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Kjo ishte historia e Florianit, i cili në studio rrëfeu historinë e jetës së babait të tij, Zefit.
Gjatë të gjithë jetës së tij, Zefi ishte munduar që fëmijët e tij të ishin të lumtur dhe të mos u mungonte asgjë, por para disa viteve ai kishte pësuar një trompozë.
Fatkeqësisht, kjo trompozë i kishte shkaktuar atij edhe probleme të tjera shëndetësore, duke bërë që Zefi të kalonte një periudhë të madhe kohe nëpër spitale.
Për këtë arsye, Floriani kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë që të mos dorëzohej dhe të vazhdonte të jetonte.
“Babi, unë kam ardhur këtu sepse në jetën time kam bërë shumë gabime. Por, ty nuk të kam parë kurrë të lumtur. Të premtoj se unë do të jem pranë teje kudo që të shkosh, ashtu siç të kam pasur unë ty. Të kam sjellë këtu për të të thënë që jam krenar që të kam baba dhe që të dua shumë, prandaj jetoje jetën për ne”, tha Floriani.
Zefi tha se nuk e priste kurrë që do të ishte Floriani në anën tjetër të ekranit dhe se ndihej tepër i lumtur për këtë surprizë të bukur.