Prej vitesh pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë rrezikojnë t’i zenë brenda

“Stop” është ndalur këtë herë në fshatin Çezmë e Vogël në Mokër të Pogradecit, me historinë e trishtë të varfërisë në familjen Cosolli. Anisa, Andi e Marisol janë 3 fëmijët e çiftit, që lufton për mbijetesë.

Ata kanë 4 vjet pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë mund të bien nga çasti në çast, duke i zënë brenda.

Kryefamiljarët kujdesen të kujtojnë që madje as shtëpia që po rrënohet nuk është e tyrja dhe se kanë një betejë të ditëpërditshme me varfërinë, sëmundjen e burrit dhe virozat që kapin fëmijët.

Më e madhja e fëmijëve, Anisa ka një dhomë që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Ndërsa 4 pjesëtarët e tjerë të familjes flenë sëbashku në dy shtretër të improvizuar.

Anisa thotë se marrin 50 mijë lekë në muaj nga shteti, por në krahun tjetër kanë edhe shumë borxhe nga ushqimet e marra me listë në dyqane.

“Kam shumë ëndrra, por nuk e besoj se do të më realizohen”, thotë ajo.

Ndërsa Marisol kujton se ka qenë një javë e sëmurë me grip, “por babi nuk kishte çfarë të bënte për mua se nuk kishte lekë.”

‘Stop” dhe “Fundjava ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar këtë familje me një shtëpi të re më afër qytetit.

“Në të gjithë këtë moment ka një apel shumë të fortë për t’i ndryshuar jetën kësaj familjeje. Aq sa mundemi të gjithë, me një shtëpi të re diku më poshtë, më afër qytetit, ku fëmijët të kenë mundësi të frekuentojnë shkollën, të punësohen, të kenë urgjencën, spitalin më afër’, tha Saimir Kodra. /tvklan.al

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.