Prej vitesh në SHBA, Pranvera Veizi rikthehet në ekranin shqiptar pas 30 vite mungesë

4118
0

Ermal Mamaqi do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “I love “Tropoja”.

Në postimet e tij në rrjete sociale, ai ka ndarë vazhdimisht momente gjatë xhirimeve të filmit, duke zbuluar herë pas here edhe emrat e personazheve që do të jenë pjesë e kastit.

Së fundmi, në profilin e tij në Instagram, Ermali ndau me ndjekësit një foto të aktores së mirënjohur shqiptare, Pranvera Veizi.

Pranvera do të jetë pjesë e kastit të “I love Tropoja”, pas 30 vitesh mungesë në ekranin shqiptar.

“Rikthehet mbas 30 Vite mungesë në Kinematografi, Vera Veizi”, shkruan Ermal Mamaqi në postim.

Aktorja jeton bashkw me familj prej vitesh në SHBA. Kujtojmë se ajo wshtw bashkëshortja e kompozitorit tw njohur Valentin Veizi.

Pranvera është rikthyer në atdhe vetëm për rolin në filmin e ri të Mamaqit.

Më herët ajo ka marrë pjesë në filmat e njohur si  “Kur hapen dyert e jetës”, “Eja”, “Nxënësit e klasës sime”, “Pushime në Romë” etj.