Sulm me armë brenda universitetit: të paktën 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, vritet autori i sulmit (Video)

537
0

Të shtëna kane ndodhur në selinë e Universitetit të Pragës në sheshin Jana Palacha në qytetin e vjetër. Këtë e ka bërë të ditur policia e Republikës Çeke, duke shtuar se të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar. Sulmuesi u vra. Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Qytetarët “ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.

Të shtënat u qëlluan brenda Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në Pragë. Dëshmitarët raportuan në mediat sociale se kishte pasur “shumë të shtëna”.

Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa, të vendosnin barrikada duke përdorur mobilje dhe objekte dhe të fiknin dritat.