Prag sezoni turistik, Rama jep lajmin e mirë për ata që udhëtojnë nga Rinasi

961
0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke dhënë një lajm të mirë për ata që udhëtojnë nga Rinasi.

Ai bën me dije se shtohen 10 destinacione të tjera dhe shtohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e turistëve.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Destinacionet që shtohen

-Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)

-Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)

-Budapest-Tiranë.

-Moskë-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)

-Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)

-Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)

-Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator.

-Tel Aviv – Tiranë. Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor.

-Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor.