Postoi foto me Greg Ramën, moderatorja flet per lidhjen mes tyre: “Unë me Gregun jemi ..

1181
0

Moderatorja Xhesi Muçaj mori vëmendjen e portaleve pasi postoi një foto me djalin e kryeministrit për ditën e 14 shkurtit.

Pati aludime se Xhesi dhe Greg Rama po përjetonin një histori dashurie, por moderatorja ka vendosur të tregojë të vërtetën.

“Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Unë nuk e kam njohur Gregun personalisht, unë dhe Gregu kemi miq të përbashkët. Ky ka qenë fakti që ne kohët e fundit jemi bërë shumë miq. Dhe në fakt, ne jemi të gjithë single (beqar) në atë grupin tonë shoqëror dhe kishim dal të gjithë për 14 Shkurt.

Duke mos e patur mendjen fare që është 14 Shkurti, duke berë bisede për një projekt të ardhshëm që Gregu ka, bëmë një video për të qeshur. Që mos të alduonin njerëzit unë shkruajta ‘bestie’ (shok i mirë)”, tha Xhesi në emisionin “Glamour Zone”.

Moderatorja shtoi se nuk e mendoi aspak që ishte Shën Valentini dhe nuk e mendoi se njerëzit do ta keqkuptonin, po gjithçka u shkaktua prej orëve të vona.