Portugalia u mund nga Maroku, reagimi i Ronaldos po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

73
0

Portugalia është eliminuar në çerekfinalen e Botërorit të Katarit nga skuadra e Marokut. Në fundin e sfidës, kamerat kanë fokusuar Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez është parë në lot teksa i drejtohej dhomave të zhveshjes, me zhgënjimin që ka qenë i jashtëzakonshëm. Për 37-vjeçarin ndoshta ky ishte shansi i fundit për të fituar një Botërori, mundësi kjo e shpërdoruar tashmë.