Porsche dhe Lamborghini shkatërrohen me buldozer nga Presidenti, për një arsye të pazakontë

502
0

Më shumë se 60 makina luksoze, mes tyre Porsche dhe Lamborghini, me vlerë prej 5.5 milionë dollarë, u shkatërruan me buldozer këtë të hënë në provincën e Cagayan, të Filipineve.

Presidenti Rodrigo Duterte, në këtë mënyrë, donte që ti tregonte botës linjën e tij të ashpër, kundër kontrabandës së mjeteve të luksit.

Edhe në shkurt të vitit 2018, Duterte, bëri një akt të ngjashëm, duke shkatërruar një numër të madh makinash të sekuestruara për evazion fiskal.

Taksat e larta kundër veturave që hyjnë nga jashtë, ka bërë që shumë filipinas të tentojnë kontrabandën, nëpërmjet bashkëpunimit me punonjësit e doganës.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, mund të gjeni pamjet e momenteve të shkatërrimit.