Porositi drekën ne një restorant në Tiranë, qytetarja nuk iu beson syve nga ajo gjë gjen brenda..

98
0

Edhe pse çdo ditë flasim për sigurinë ushqimore, situata në vend sa vjen e përkeqësohet dhe rastet e produkteve të skaduara, mykura e me insekte sa vijnë e shtohen.

Së fundmi një qytetare ka denoncuar një rast të tillë.

Ajo ka treguar se teksa po konsumonte drekën, në sallatën e porositur te një rrjet restorantesh në Tiranë, ka gjetur miza.

Portali iu drejtua restorantit në fjalë për një reagim ose sqarim mbi këtë “incident”, por më kot pasi asnjë përgjigje s’mori.

Ky denoncim është një shembull tjetër që thekson nevojën për kontroll të rreptë dhe mbikëqyrje më të mirë të sigurisë ushqimore nga autoritetet përkatëse. Kjo ngjarje shërben si një kujtesë për konsumatorët dhe bizneset që të jenë më të vëmendshëm ndaj kushteve të sigurisë ushqimore dhe të sigurojnë që produktet që ofrohen të jenë të sigurta për konsum.