8.5 C
Tirana

Policia shkon ta arrestojë, djali befasohet kur merr vesh se adoleshentja…”Po unë vetëm e pashë, s’i bëra gjë..”

Date:

Share:

Një djale vetem 30 vjec e nga Berati e ka pesuar keq pasi eshte denoncuar ne polici nga nje adoleshente për vepra të turpshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë të Beratit, ndërsa i arrestuari është Dashnor Begaj, 30 vjeç.

Arrestimi i tij u bë nga Specialistët e Seksionit për Krimet, pas denoncimit të bërë në Polici nga një vajzë adoleshente. D.S, 17 vjeçe, ka deklaruar para oficerëve të Policisë se Begaj ka kryer ndaj saj vepra të turpshme.

Në momentin që forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e 30- vjeçarit për të bërë ndalimin e këtij të fundit, Dashnor Begaj ka reaguar më fort duke kundërshtuar. 30- vjeçari ka bërë rezistencë duke deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim të turpshëm ndaj vajzës, por vetëm e ka parë në sy.

“Nuk kam kryer asnjë veprim të turpshëm, po më arrestoni padrejtësisht”, mësohet të jetë shprehur ai.

Por pavarësisht këtij pretendimi, Begaj është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, lidhur me denoncimin e bërë nga vajza adoleshente.

Tashmë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vepra të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.