Policia Kontroll te papritur në burgun ku vuan dënimin Saimir Tahiri, ja cfare u gjet aty

426
0

Një kontroll i befasishëm u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në IEVP Fier.

Mësohet se policia kishte marrë informata në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë nar kotike.

Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza . 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.

Kujtojmë se në burgun e Fierit është duke vuajtur dënimin e tij me 3 vite e 4 muaj burg dhe ish-ministri Saimi Tahiri. Këtij të fundit iu caktua nga gjykata që të vuante dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.