Skip to content

Policia greke zbulon të vërtetën shokuese, vajza 19-vjeçare falsifikoi mesazhet për të bindur babain të vr’asë kunatin e tij në Greqi

    Një kthesë dramatike në procesin gjyqësor të vrasjes që tronditi qytetin e Volosit mori formë dje në Gjykatën e Larisës, kur një e re 19-vjeçare pranoi se kishte falsifikuar mesazhe me tekst për të bindur babain e saj, një 51-vjeçar, të kryente një vrasje të pabesueshme. Shtetasi 50-vjeçar, Fatmir Tarellari, akuzohet për vrasjen e kunatit të tij 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi u shty nga vajza e tij të besonte se kunati po abuzonte seksualisht me të.

    Ngjarja tragjike ndodhi më 9 janar 2024, kur Tarellari përdori një pushkë gjuetie për të vrarë Pelivanin, duke e plagosur për vdekje pak jashtë Volosit. Sipas hetimeve, gjithçka kishte filluar kur vajza 19-vjeçare i kishte thënë babait të saj se 33-vjeçari e kishte shantazhuar dhe e kishte detyruar të jepte para për të parandaluar publikimin e fotografive të saj intime.

    Për të bindur babain, ajo falsifikoi mesazhe tekstuale dhe i paraqiti atij si të dërguara nga kunati, duke e bindur se ai ishte përdhunuesi i saj. Babai, i tronditur dhe i dëshpëruar nga kjo informatë, ngriti një kurth për kunatin, duke e qëlluar për vdekje.

    Megjithatë, hetimet e mëpasshme të policisë greke zbuluan falsifikimin e mesazheve dhe përmbysën krejtësisht versionin e ngjarjes. Gjatë seancës gjyqësore, vajza pranoi se kishte manipuluar mesazhet dhe i kishte dërguar në mënyrë që të krijonte një lidhje midis 33-vjeçarit dhe abuzimit të pretenduar, duke çuar kështu në vrasjen e tij të padrejtë.

    Procesi gjyqësor vazhdon, ndërkohë që të pandehurin, Fatmir Tarellari, shpreh pendesë për aktin tragjik, duke theksuar se ishte në një gjendje shoku kur kishte mësuar për ngjarjen.