Liam Osmani u bë mbrëmjen e djeshme pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, por që rrugëtimi i tij përfundoi ditën e sotme.
Kjo për shkak se strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e 44-vjeçarit, teksa ai ndodhej pikërisht në shtëpinë e BB VIP.
“Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë janë njoftuar pak më parë edhe banorët e tjerë përmes një zarfi të kuq që ka hyrë në shtëpi.