Skip to content

Policët civilë bëjnë kërdinë në Tiranë: Çfarë ndodhi dje (VIDEO)

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, prej disa ditësh në Tiranë janë duke patrulluar policë civilë për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në rrugë.

    Kontrollet në funksion të këtij plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht.

    • 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari

    • 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

    • 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit

    • 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik

    • 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori

    • 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera

    • Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi

    • Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.