9.5 C
Tirana

Po vjen rryma finale, i nxehti “përvëlon” rajonin, të hënën “thyhet” termometri nga vapa e madhe

Date:

Share:

Fenomen historik. Kështu e kane cilësuar mediat fqinje të nxehtin afrikan që ka goditur Greqinë, por jo vetëm, pasi edhe Shqipëria ashtu si rajoni është përfshirë nga temperatura shumë të larta. Fundjava do të vijojë me këtë nivel, ndërsa ditën e hënë Observatori Kombëtar i Athinës parashikon që temperaturat të shkojnë mbi 45 gradë celsius. Një situatë e pazakontë prej dekadash.

Por cila është arsyeja që kjo valë nxehtësie ka një kohëzgjatje kaq të gjatë dhe shoqërohet me temperatura kaq të larta? “Përgjigja qëndron në lëvizjen e rrymës së nxehtësisë që po lëviz nga perëndimi në lindje.

Ditët e fundit rryma ndodhet e zhvendosur më në jug në rajonin e Evropës Perëndimore gjë që rezultoi në zhvillimin e një fushe me presione të larta mbi rajonin tonë dhe rritje graduale të temperaturës. Kjo pritet që të vazhdojë deri në fillim të javës së re, duke kulmuar të hënën” shkruajnë mediat greke.

Për këtë arsye në Greqi ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të menjëhershme që lidhen me; gatishmërinë e shtuar për të parandaluar zjarret, funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës për situatat kritike, ofrimin e shërbimeve për grupet që janë më të rrezikuara, që kërkojnë strehim si dhe kujdesin e mbrojtjen e punonjësve.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...

Tërmet sot në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Zarfi i zi për Gjestin dhe eleminimi, ja kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip..

Rizarta, Gerta, Aldo, Tiri, Egli dhe Rozana ishin banorët në nominim. Banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri. Vëllai i...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.