Po vjen nga Italia/ PAMJE të frikshme nga stuhia, ja kur pritet të mbërrijë në Shqipëri

11472
0

Ashtu edhe siç ishte parashikuar nga stacionet meteoroligjike italiane, Roma është përballur me erëra të forta, shi si edhe rrufe gjatë orëve të natës duke shkaktuar edhe përmbytje në zona të caktuara.

Pamjet, sat ë frikshme aq edhe spektakolare për shkak të numrit të madh të rrufeve janë regjistruar thuajse në të gjithë qiellin e kryeqytetit italian.

Pasi goditi Romën, stuhia pritet të ndahen në dysh duke kaluar mbi Adriatik, ku një pjesë do të godasë bregdetin malazez, kursa pjesa tjetër veriun e Greqisë.

Pritet që për shkak të kësaj stuhie të ketë reshje intensive gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm edhe në territorin e Shqipërisë.

Zonat që do të preken më shumë janë ato veri-perëndimore, si Shkodra e Lezha, si edhe pjesa jugore e vendit.

Ndërkohë, intensiteti më i lartë i reshjeve pas mesnate do të shënohet në zonën bregdetare mes Durrësit dhe Fierit.