“Po ta them në fytyrë: Je mashtruesi më i madh i këtij vendi! Uroj që pas kësaj të mos më.. “

1375
0
Takimi i Ramës me studentët në Vlorë ka prodhuar plot debate dhe nxori mjaft kontradikta gjatë gjithë kohës, për shkak se studentët që morën fjalën, në shumicë dërrmuese u shprehën pa doreza. Një student u ngrit në sallë dhe i tha Ramës paraprakisht që ta shikonte në sy se çfarë do t’i thotë. Studenti tha: Unë po e nis dialogun duke të thënë përpara fytyrës që jeni mashtruesi më i madh i këtij vendi. Kur ishit i aftë t’i mbyllnit gojën Bashës, ça jemi ne studentët. Ju thoni hajde dialogojmë, që të na mbyllni gojën. Këto 8 pika jetike të plotësohen. Nuk negociohet për gjëra jetike, bazë. Nëse ju një nga këto të 8-at e plotësoni, atëherë ulemi flasim. Ne nuk jemi dele, jemi studentë. Nuk më pëlqejnë këto shfaqje të ndyra, por ne jemi studentë dhe i kuptojmë shumë mirë gjërat se si janë dhe nuk na gënjen dot. Ne nuk kemi frikë nga ty edhe pse jeni i forti i këtij vendi, edhe pse prindërit tanë i keni frikësuar deri në palcë. Megjithatë do ndihem i lumtur nëse nuk më pushkatojnë pas kësaj që ju thashë sepse ju e keni kthyer komunizmin në këtë vend! Faleminderit që më patë në sy dhe më kuptoni shumë mirë se çfarë po them.”