“Po shkatërroja veten, ajo më bëri njeri”, Gent Zenelaj tregon për herë të parë raportin me gruan: Kemi vendosur që…

3457
0

I ftuar së fundmi në emisionin “Tring Stars” ishte aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i cili si rrallëherë ka folur për raportin me partneren e tij, Aidën.

Pasi Aida i kishte përgatitur një video surprizë duke e emocionuar Gentin në studio, aktori ka rrëfyer marrëdhënien e veçantë me partneren dhe i ka dhënë asaj merita e falenderime që e ka bërë Gentin njeriun që është sot.

“Aida është dashuria e jetës sime, nuk do gjej mundësi ta falënderoj për gjithçka që ka bërë në jetën time. Aida ka modifikuar rrënjësisht jetën time. Nëse ka një arsye pse unë jam sot kështu si jam, një nga ata persona është Aida. Ajo mori një djalë shumë çapkën, shumë të shpërndarë, energjik, gati dhe vetëdestruktiv e ndërtoi një kryetar familje, ndërtoi një njeri siç e donte ajo.

Është për t’u përgëzuar durimi që ka pasur me mua sepse aktorët janë natyra shumë të vështira, natyra me prova të stërzgjatura, me turne. Momenti kur luajmë një rol sidomos po të jetë rol impenjativ, ne përfshihemi kaq shumë sa ajo të flet dhe ti nuk je me të, je me personazhin, jeton me personazhin dhe nuk ka qenë e kollajtë për Aidën. Jemi natyra shumë të kundërta, megjithatë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Kemi vendosur ta ndërtojmë marrëdhënien tonë mbi dialogun, pra mbi njëfarë demokracie të padiskutuar”.- ka rrëfyer Genti sipas “Who”.