Një shqiptar kthehet ne hero ne Rajonin e Ligurias ne Itali dhe ka terhequr vemendjen ne nje kohe paniku dhe ankthi per k.oronavirusin.
Shqiptari quhet Albi Albino, kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, që është në karantinë pasi një nga klientët, një grua 72-vjeçare, rezultoi pozitive me virusin.
Albino ka qëndruar gjatë gjithë këtyre ditëve në shërbim të të moshuarve që po qëndrojnë në hotel.
Perkushtimi me te cilin po punon dhe po jep ndihme, eshte cmuar nga kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, i cili e ka vecuar me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, teska e falenderon.
“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios.
Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat.
Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve.
Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”.