Po rregullonin shtëpinë, çifti zbulon rastësisht dhomën sekrete pas 4 vitesh në shtëpi: Nuk e kishim idenë.. (VIDEO)

748
0

Aurora ndau një video të pazakontë me ndjekësit në TikTok, pasi gjeti një dhomë sekrete në shtëpinë e saj në Los Angeles, SHBA. Ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, ka katër vjet që jeton në atë shtëpi, por vetëm tani e kuptoi se aty është një dhomë e fshehur pas një rafti të madh librash.

Aurora po ndihmonte të shoqin të hiqte tapetin e vjetër kur vunë re një mur të pazakontë pas raftit. E kuptuan që ai po lëvizte dhe pas tij panë një derë metalike. Ajo më pas publikoi një video të bashkëshortit të saj duke hapur derën dhe duke hyrë në një dhomë të fshehur. 

“Kjo duhet të jetë një strehë apo diçka tjetër”, tha Aurora dhe burri u përgjigj se “ndoshta një dhomë sigurie”.

Është interesante se dera kishte vetëm një dorezë të jashtme dhe kur çifti hyri brenda, ata vunë re njolla të pazakonta të kuqërremta në dysheme.

“Ky duhet të jetë ndryshk, apo jo”, tha Aurora dhe burri i saj shtoi se “shpresoj se është ndryshk”.

“A ka ndodhur një vrasje atje?”, ka shkruar një përdorues dhe një tjetër ka shtuar se “kjo është rrëqethëse. Thirrni policinë”.

Gruaja më vonë doli dhe tha se besonte se pronarët e mëparshëm kishin një kasafortë armësh dhe se njollat e kuqërremta kishin mbetur nga ato ditë.

@kids_up_in_here Unedited first views of the hidden room. #creepy #hiddenroom #hiddenroominmyhouse #hiddenrooms #creepytok #fyp ♬ original sound – Aurora Blazingstar