Po rregullonin kuzhinën e shtëpisë, zbulojnë thesarin shekullor që i ndryshoi jetën

2381
0

Për dekada kanë kaluar pa ditur asgjë mbi një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.

Pronarët e shtëpisë në Jorkshair në Britaninë e Madhe, vendosën të rikonstruktonin pronën e tyre, në vitin 2019.

Punimet nxorën menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin plot 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit mendojnë se pikërisht në këtë datë janë groposur, për arsye të panjohura.

Mendohet se monedhat u fshehën nga pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.

Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet.

Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.