Sot mijëra nxënës i janë kthyer klasave pas pezullimit të vitit të kaluar shkollor nga pandemia.
Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe emocionet e prindërve, disa prej të cilëve kanë përcjellë për herë të parë fëmijët e tyre në shkollë.
I tillë ka qenë edhe rasti i gazetares së Top Channel, Bruna Kërçyku, e cila po raportonte live nga Elbasani fillimin e vitit shkollor në shkollën “Bardhyl Popa”.
Përveç raportimit në terren, Brunës iu desh të përcillte edhe të birin në klasën e parë. Një moment emocionues për gazetaren e cila u përlot kur i biri i saj Reisi iu afrua për ta përshëndetur.