Po raportonte “live”, makinat përplasen pas shpinës së gazetarit në Tiranë (Video)

159
0

Një situatë e pazakontë ka  ndodhur gjatë një raportimi live paraditen e sotme mbi zhvillimet e Teatrit të ri Kombëtar.

Teksa gazetari Armand Bajrami ishte duke raportuar mbi zhvillimet e nisjes së punimeve, pas shpinës së tij u regjistrua një aksident automobilistik. Një automjet përplasi nga mbrapa një makinë tjetër dhe kjo gjë, siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, “ka trembur” për një moment gazetarin.

Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe polici i trafikut, i cili nis menjëherë të bëjë fotot, por fatmirësisht aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.Në vendin e ngjarjes ka qenë prezent edhe polici që  drejtonte trafikun dhe menjëherë ka nisur që të bëjë foto. Fatmirësisht nga aksidenti nuk  pati të lënduar.

VIDEO