Skip to content

Po punonin në ndërtim, kapen nga policia britanike 20 të rinj shqiptarë në Londër

    Të shumtë janë shqiptarët që kanë emigruar ilegalisht në Angli për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre në Shqipëri.

    Industritë ku punësohen shqiptarët në Angli janë të shumta, ku një ndër to është edhe ajo e e ndërtimit.

    E për fat të keq, pikërisht në industrinë e ndërtimit, ditën e djeshme janë arrestuar plot 20 shqiptarë rreth orës 10 të mëngjesit.

    Shqiptari që ka dërguar videon për JOQ Albania shprehet se shqiptarët ishin ilegalë ose me letra falso.

    Ai shpjegon:

    Përshëndetje JOQ! Kjo është videoja e 20 shqiptarëve që u kapën në Angli kur po punon në ndërtim, nuk di ça me thënë veç Zoti i rujt shqipet!
    Videoja është filmuar në Willesden Junction afër stadiumit Wembley dje rreth orës 10 të mëngjesit, ku shumë shqiptarë punonin me letra falso italiane, rumune, greke e bullgare.”

    E këto pamje në fakt janë një plagë e rëndë për shoqërinë tonë, ku krahu i punës së mijëra të rinjve shqiptarë detyrohet të emigrojë jashtë vendit, sepse Shqipëria është kthyer në një vend shterpë e pa perspektivë për shumë kënd.

    VIDEO: