Po pastronte dritaret, bie nga kati i tretë 40-vjeçarja në Tiranë

97
0

Një 40-vjeçare në Tiranë ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë banesës së saj, teksa pastronte grilat e dritareve.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20 në rrugën “Naci Nuci”.

40-vjeçarja me iniciale A.P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.