Skip to content

Po na shkelin turistët me këmbë, e shtunë, 4 gusht ora 11.00!

    Kjo është një foto e shkrepur në plazhin e Durrësit, sot në orën 11:00.

    Fotoja është publikuar nga nënkryetari i PD dhe deputeti Edi Paloka i cili e shoqëron imazhin edhe me një ironi therëse.

    “E shtunë, 4 gusht ora 11.00. Po na shkelin turistët me këmbë…”, shkruan Paloka.

    Më herët edhe deputeti Agron Shehaj ka denoncuar mungesën e turistëve në jugun e Shqipërisë, perlën turistike të Shqipërisë.