“Po mua pse më la mami?”/ RRËQETH gjyshja e 12-vjeçares që u vetëvar në kasolle në Pogradec

650
0

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvar në një kasolle në Pogradec, ka rrëqethur me detajet nga ngjarja e rëndë.

Ajo tha se depresioni tek vajza e vogël, nuk kuptohej se do të ndërmerrte të bënte aktin ekstrem të vetëvrasjes.

“Para pak minutash isha duke folur me të, folëm që të shkonim të blinimin rroba për shkollën. Ishte shumë e qeshur, luante gjatë gjithë kohës, nuk dyshoja kurrë se do ta bënte vetëvrasjen.

Për 7 vite vajza nuk pati kontakte me të ëmën. E pyesnim për të ëmën, por nuk fliste shumë me të. Nëna e saj i kishte thënë që do t’i blinte telefon, por vajza i kishte thënë që do ia blinte babai. I kishte blerë dhe rroba. Pyeste here pas here për të ëmën “Pse më la?”. Kishim një qenushë që bëri disa këlyshë, dhe unë ia mora dhe ia hoqa nga shtëpia. Pas disa ditëve qenushja i kishte gjetur të vegjlit e saj, dhe vajza thoshte “edhe qenushja shkoi i gjeti këlyshët, po mua pse më la nëna?”, tha gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvar në një kasolle në Pogradec.