“Po më lodh”, Fatmiri i lutet shokut që të pranojë ftesën për në Amerike: Dua të ..

568
0

Miku i tij më i mirë e ka sjellë Fatmirin nga Kalifornia në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Arsyeja pse ai e ka ftuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është për t’i kthyer në njëfarë mënyre të mirat që Marku i ka bërë familjes së tij gjatë periudhës së diktaturës.

Ata kanë mbetur miq që prej asaj  kohe dhe kanë ruajtur lidhje të forta. Fatmiri gjatë viteve ka krijuar familje, ndërsa Marku ka jetuar vetëm me nënën e tij. Kërkesa e tij për shokun është që ai të pranojë të kalojë disa kohë me të në SHBA por deri më tani ka hasur vështirësi të forta me pranimin e ftesës nga ana e Markut.

Fatmir: Marko, ne kur kemi ardhur në Fushë-Krujë unë kam qenë fëmijë dhe ti ke qenë fëmijë atëherë, nuk njiheshim por… ne e patëm pak të vështirë për arsye se këshilli apo qeveria, pushteti kishte hapur propagandë që këta janë armiq dhe hanë njerëz.

Ardit Gjebrea: E vërtetë është.

Fatmir: Kështu ishte në atë kohë dhe ishte pak e vështirë për ne që ta thyenim opinionin se Fushë-Kruja po rritej dita-ditës, por shyqyr Zotit me anë të shokëve e miqve ai opinion ndryshoi dhe ne u afruam, u miqësuam me shumë njerëz në Fushë-Krujë dhe ti ke qenë një ndër shokët e mi më të mirë, unë kam pasur shumë kohë dhe ti ke pasur më shumë se sa unë, por ti ke qenë ndër më të mirët  për shumë arsye. Unë kam ardhur për një mesazh këtu sot. Ne e kemi bërë aplikimin për vizë në amabsadë. Ti po më lodh shumë që më thua “po, po do shkoj, s’do shkoj” dhe nuk pyet kur e ke datën e paraqitjes. Kur të them që do vish, “jo vij, jo s’vij” dhe je pak tip i vështirë, e kupton? Dua dhe prandaj kam sjellë këtu që të shkosh, të interesohesh për datën e paraqitjes, të shkosh në ambasadë dhe me shpresë të Zotit, ta marrësh vizën, pastaj të tjerat do i mendojmë se si do bëjmë. Si thua?

Mark: Do ta shohim.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Mark: Po  duhet të shihet se edhe druri nuk pritet me një herë.

Ardit Gjebrea: Shiko Mark, Fatmiri ka ardhur këtu dhe thotë kam shumë dëshirë që ta ftoj 2-3 javë Markun të vijë në Amerikë. Ti ke qenë ndonjëherë në Amerikë?

Mark: Jo, s’kam qenë.

Ardit Gjebrea: Nuk je kureshtar të shohësh një botë tjetër, një kontinent  tjetër, me një shok i cili të fton…

Mark: Ashtu është e vërteta, madje i ngeli hatri zoti Ardit se i thashë unë po çfarë ka atje, ka pallate me tulla? “Po”. Po tulla ka këtu i thashë, i shoh këtu. I ngeli hatri.

Ardit Gjebrea: Ai ka gjithë dëshirën që të paktën të të gëzojë. Do dhe i vjen natyrshëm, do dhe insiston që ta bëjë këtë gjë kështu që unë do dfoja shumë që ti të pranoje ftesën e tij,  do doja shumë që ti tregosh datën kur do shkosh të marrësh vizën që edhe ai të jetë i lehtësuar dhe të bëjë planet për të shkuar në Amerikë, pastaj se çfarë do ndodhë atje, ai na e tha. Nuk e di nëse guxoj ta them apo jo…

Fatmir: Po, mund t’ia thuash, ska problem.

Ardit Gjebrea: Ka menduar që të të lidhë me dikë, pse jo.

Fatmir: Ta prezantoj.

Ardit Gjebrea: Ato e dinë apo nuk e dinë?

Fatmir: Njëra e di. Domethënë janë shumë Mark që ta dish që po të presin në Amerikë.

Ardit Gjebrea: Jo, nuk janë shumë.

Fatmir: Zoti Ardit, nuk janë shumë po 2-3 që kam planifikuar unë.

Ardit Gjebrea: E kupton Mark ç’bëhet në Amerikë?

Mark: Po, po.

Ardit Gjebrea: Sa gjëra të bukura të presin! Përtej shakave, Fatmiri dëshiron shumë që ti të shkosh ta gëzosh Fatmirin, familjen e tij por edhe veten tënde.

Mark: Ka një familje të mrekullueshme, një fis të mrekullueshëm.

Ardit Gjebrea: Tani, do t’ia japim fjalën Fatmirit?

Mark: Po… do t’ia japim fjalën.