Procesi i numërimit të votave ka vijuar me ritme të kënaqshme në zgjedhjet lokale të 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar pas orës 17:00 të së hënës se procesi i numërimit është mbyllur zyrtarisht në 48 bashki të vendit.
Ndërkohë, për bashkinë e Tiranës janë hapur 774 kuti nga 941 në total, por Erion Veliaj nga Partia Socialiste ka një diferencë të madhe dhe të parikuperueshme nga Belind Këlliçi.
Ndërsa në Kavajë dhe në Kurbin, gara vijon te jetë ende e hapur dhe mund të ketë surpriza nga momenti në moment.