Po lëvizte me biçikletë të vjedhur, shqiptari në Itali e pëson keq 

87
0

Një 18 vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane, pasi po qarkullonte me një biçikletë të vjedhur. Ndalimi i shtetasit shqiptar u bë mbrëmjen e djeshme në Chiavari të Italisë.

Sipas medieve italiane 18 vjeçari rezultonte me precedentë penale, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e vjedhjes. Madje i riu i kishte vendosur motoçikletës dhe një targë false.