Skip to content

Po kalonte te vijat e bardha, 15-vjeçari shqiptar përplaset duke humbur jetën në Itali. Emri

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali nga ku mësohet se një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

    Viktima është identifikuar si Roel Abedini dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

    Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin.

    Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.