Skip to content

U përplas nga makina teksa po i jepte bicikletes, humb jetën në vend shqiptari në Itali

    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën shtetërore në Adriatica, në zonën e Cesanos.

    Një 78-vjeçar shqiptar me biçikletë është përplasur nga një Mercedes GLE Coupè, teksa po kalonte rrugën dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Shërbimet e emergjencës nuk mund të bënin asgjë pavarësisht ndërhyrjes urgjente.

    Në vendin e aksidentit policia rrugore dhe oficerët e policisë lokale të Senigallia kryen hetime dhe menaxhuan trafikun.