14.5 C
Tirana

“Po ha më pak për të mirën e vendit”! Kim Jong Un ‘kockë e lëkurë’, Korea e Veriut nxjerr urdhrin e çuditshëm

Date:

Share:

Korea e Veriut duket se ka ndaluar së fundmi qytetarët e saj të diskutojnë për rënien në peshë të liderit Kim Jong Un, duke nënvizuar se “thashethemet janë akt reaksionar”.

Autoritetet kanë insistuar më herët se udhëheqësi despot po ha më pak “për të mirën e vendit” që përballet me mungesa të theksuara ushqimi, por pretendojnë se Kim është i shëndetshëm. Spekulimet për shëndetin e Kim nisën pas publikimit të fotove ku ai dukej se kishte humbur rreth 20 kg prej fillimit të vitit.

Por përpjekjet e autoriteteve për të shuar thashethemet mbi peshën e Kim, deri tani kanë dështuar, shkruan rrjeti i Seulit  Radio Free Asia, çka ka bërë që zyrtarët komunistë të marrin masa më drastike.

Burimet thonë se sekretarët e partisë kanë paralajmëruar se diskutimet për shëndetin e Kim janë të ndaluara.

“Zyrtarët lokalë të partisë kanë thënë se humbja në peshë e liderit nuk vjen nga probleme shëndetësore, por sepse ai po vuan në vetmi për fatin e vendit dhe popullin”, thonë burimet e gazetës.

Disa rezidentë kishin thënë se ishin të lumtur që lideri ishte dobësuar, pasi shëndeti i tepërt është i rrezikshëm për të. Një tjetër burim tha se dobësimi i tij ishte i mirë pasi kur ishte shumë i shëndoshë  “kishte vështirësi për të ecur”.

Vëzhguesit thonë se Kim – i cili është 1.72 m i gjatë, mund të ketë humbur 15 deri në 20 kilogramë kater muajt e fundit.

Tashmë besohet se me dieten e re Kim mund të ketë marrë dhe mjekime për humbje në peshë, ose ka kryer ‘kirurgji bariatrike’ e njohur ndryshe si “mënga gastrike” ose “by-pass gastrik”, shkruan rrejti 38 North.

Ndërhyrja gastrike mundd të sjellë një humbje prej 2.5 kg në javë në peshë, që do të thotë se për të arritur formën aktuale Kim ka punuar prej pak më shumë se dy muaj.

Të afërt me liderin despot koreano-verior thonë se stafi e ka inkurajuar atë të vijë në formë “e të çlodhet” për “të mirën e popullit”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.