Po futeshin ne Itali, 9 ton vaj ulliri nga Shqipëria bllokohen nga GdF në autobusët me pasagjerë

174
0

Një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri është sekuestruar nga Policia italiane vetëm muajin e fundit, pas kontrollit të autobusëve me pasagjerë që ishin nisur nga Shqipëria. Mediat fqinje shkruajnë se bidonat me vaj ishin futur mes bagazheve të udhëtarëve.

Vetëm sot, autoritetet kanë pritur autobusët që kanë mbërritur në Portin e Brindizit dhe kanë sekuestruar 3 ton vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 ton janë sekuestruar më herët këtë muaj, duke e çuar sasinë totale në 9 ton.

Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave dhe Monopoleve – Seksioni Operativ Costa Morena në bashkëpunim me Financierët e Grupit Brindisi, konstatuan se produktit çertifikatë shëndetësore dhe nuk shoqërohej me asnjë dokument tregtar dhe/ose doganor.

Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur dhe pagimin e taksave. Emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali, shpesh konsiderojnë marrjen e vajit dhe produkteve të tjera bio nga Shqipëria nëpërmjet autobusëve të pasagjerëve.

“Në muajin e fundit, Agjencia e Akcizave, Doganave dhe Monopoleve dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar 9 ton vaj ulliri nga Shqipëria, duke siguruar kështu rikuperimin e mbi 13 mijë eurove të taksave”, thuhet në deklaratë.